Kalo te përmbajtja

Program për zyra kontabiliteti

Një kontabilist, shumë kompani, një hyrje e vetme. Verto Business mban librat e secilës kompani veç e veç, sipas planit kontabël shqiptar.

Demo e hapur për të gjithë, pa regjistrim.

Deklarata mujore e TVSH-së në Verto: TVSH e mbledhur, e zbritshme dhe neto
Pamje reale nga verto Business, me të dhëna demonstruese.

Shumë kompani, një hyrje

Një zyrë kontabiliteti mban librat e disa klientëve njëkohësisht. Te Verto Business, çdo kompani ka librat e veta, ndërsa ju kaloni nga njëra te tjetra pa dalë nga sistemi. Nuk ka skedarë të ndarë për çdo klient dhe nuk ka hyrje të shumta për t’u mbajtur mend.

Verto është plotësisht në shqip, me çmime në Lek, dhe mbështetje nga ekipi ynë në Tiranë.

Librat sipas planit kontabël shqiptar

Plani i llogarive vjen i gatshëm sipas standardit shqiptar. Kur klienti punon në Verto, kontabilisti kontrollon dhe nuk rishkruan:

  • çdo faturë, pagesë, shitje POS dhe lëvizje stoku krijon vetë regjistrimin kontabël
  • ditari ka modele për veprimet e përsëritura, import nga CSV dhe historik të plotë
  • bilancet hapëse importohen nga sistemi i mëparshëm ose nga Excel
  • muaji ose viti mbyllet, që askush të mos ndryshojë të dhëna të mbyllura

TVSH-ja dhe afatet

Libri i shitjeve dhe libri i blerjeve ndërtohen automatikisht nga faturat. Deklarata mujore tregon TVSH-në e mbledhur, të zbritshme dhe neto, gati që kontabilisti ta dorëzojë në e-Filing. Kalendari tatimor tregon afatet e deklaratave dhe të pagesave për çdo muaj.

Pagat dhe banka

Pagat mujore llogariten me orët shtesë, me historikun e listëpagesave. Ekstraktet bankare importohen në CSV, me formatet e bankave shqiptare, dhe rakordohen me librat.

Rolet dhe gjurmët

Pronari, administratori dhe kontabilisti kanë secili rolin e vet dhe shohin vetëm atë që u duhet. Regjistri i auditimit ruan gjurmë të pandryshueshme për çdo veprim të çdo përdoruesi.

Çmimi

Verto Business është Premium: e konfigurojmë sipas zyrës suaj dhe numrit të kompanive, migrojmë bilancet dhe ju dërgojmë ofertën me shkrim. Nuk ka çmim publik.

Para se të vendosni

Pyetje të shpeshta

A mund të mbaj disa kompani me një llogari?

Po. Te Verto Business kaloni nga një kompani te tjetra pa dalë nga sistemi, dhe secila kompani ka librat e veta.

A e dorëzon Verto deklaratën e TVSH-së?

Jo. Verto e përgatit deklaratën mujore nga librat e shitjeve dhe të blerjeve; kontabilisti e dorëzon në e-Filing.

A mund t’i sjell bilancet nga programi i vjetër?

Po. Bilancet hapëse importohen nga sistemi i mëparshëm ose nga Excel.

A është aktiv fiskalizimi?

Jo ende. Fiskalizimi i integruar është në testim.

Sa kushton?

Verto Business është Premium dhe vjen me ofertë me shkrim, sipas moduleve dhe numrit të kompanive.

Paketa për këtë punë

Premium, me ofertë me shkrim

Premium · me ofertë

Verto Business

Biznese të mesme, biznese me disa shërbime dhe kontabilistë që mbajnë shumë kompani — me një hyrje të vetme.

Shikoni Verto Business
  • Gjithçka nga Verto CRM
  • Kontabilitet i dyfishtë me planin kontabël shqiptar
  • Librat e TVSH-së + deklarata mujore
  • Inventar, blerje, POS
  • Burime njerëzore & paga
  • Banka, aktive, shumë kompani

Me ofertë

Kërkoni ofertëKërkoni ofertë në WhatsApp

E ndërtuar sipas biznesit tuaj: studim, konfigurim, migrim, instalim, trajnim dhe ndjekje nga ekipi ynë. Ofertë me shkrim, pa detyrime.

Shiheni vetë, sot.

Demo live, pa u regjistruar. Me të dhëna demonstruese dhe ekranet e vërteta.