Kalo te përmbajtja

Politika e Privatësisë

Përditësuar më: 20 nëntor 2026

1. Kush jemi

Përgjegjës për të dhënat (kontrollues) është Z.E Digital Tech (Z.E DIGITAL TECH), NIPT M52231011N, me seli në Tiranë, Shqipëri, që ndërton dhe ofron Verto. Email kontakti: contact@zedigital.tech.

2. Të dhënat që mbledhim

Kur përdorni faqen tonë, mund të mbledhim:

  • Të dhëna kontakti: emri, numri i telefonit, emri i biznesit, industria dhe mesazhi juaj, kur plotësoni formën e kërkesës për ofertë.
  • Të dhëna të porosisë (blerja online në /aktivizo): emri i biznesit, NIPT, adresa dhe qyteti, emri dhe roli i personit të kontaktit, email-i dhe telefoni. I përdorim për pagesën, faturimin dhe krijimin e llogarisë suaj në Verto. Të dhënat e kartës i fusni drejtpërdrejt në faqen e pagesës së Stripe; ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë.
  • Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i shfletuesit dhe faqet e vizituara, që regjistrohen automatikisht nga serveri dhe nga rrjeti i Cloudflare.

3. Cookies

Faqja vertocrm.com vendos cookies statistikore vetëm nëse jepni pëlqimin te njoftimi për cookies. Pa pëlqimin tuaj nuk ngarkohet asnjë mjet analitik dhe nuk vendoset asnjë cookie për statistika ose reklama.

Me pëlqimin tuaj përdorim Google Analytics 4, një shërbim i Google Ireland Limited, për të numëruar vizitat e faqeve dhe sa kërkesa për ofertë dhe blerje nisin nga faqja. Google Analytics vendos cookies _ga dhe _ga_*, që dallojnë një shfletues nga tjetri dhe ruhen deri në 2 vjet. Google Analytics 4 nuk ruan adresën e plotë IP. Reklamat e personalizuara dhe Google Signals janë të çaktivizuara. Të dhënat mund të përpunohen nga Google edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Zgjedhjen tuaj e ruajmë vetëm në shfletuesin tuaj (localStorage, çelësi verto-consent), që të mos ju pyesim në çdo vizitë. Pëlqimin mund ta tërhiqni kurdo te në fund të çdo faqeje: atëherë Google Analytics ndalet dhe cookies _ga fshihen nga shfletuesi juaj.

Faqja e pagesës së Stripe mund të përdorë cookies të veta për sigurinë e pagesës.

4. Si i përdorim të dhënat

  • Për t'ju kontaktuar në lidhje me kërkesën tuaj
  • Për të kryer pagesën dhe për të krijuar llogarinë tuaj në Verto
  • Për të siguruar funksionimin teknik dhe sigurinë e faqes

Nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk i përdorim për reklama.

5. Kush tjetër i përpunon të dhënat

Për disa shërbime përdorim ofrues të jashtëm, që i përpunojnë të dhënat vetëm për qëllimin e mëposhtëm:

  • Stripe: pagesat me kartë dhe faturimi i abonimeve.
  • Cloudflare: rrjeti që i shpërndan faqet, mbrojtja nga sulmet.
  • WhatsApp (Meta): vetëm kur zgjidhni të na shkruani në WhatsApp; atëherë vlejnë edhe kushtet e WhatsApp.

6. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat e kontaktit ruhen vetëm për qëllimin e komunikimit me ju. Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja në çdo kohë duke na shkruar në contact@zedigital.tech.

7. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni akses në të dhënat tuaja personale
  • Kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre
  • Kundërshtoni përpunimin e të dhënave
  • Ankoheni tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

8. Siguria

Faqja jonë përdor HTTPS (SSL/TLS) për të enkriptuar komunikimin. Serverët janë të mbrojtur me firewall dhe përditësohen rregullisht.

9. Kontakti

Për çdo pyetje rreth privatësisë, na shkruani në contact@zedigital.tech.