Rreth nesh
Verto është produkt i Z.E Digital Tech
verto është produkt i Z.E Digital Tech, kompani software në Tiranë. Ndërtojmë programin e menaxhimit të biznesit për tregun shqiptar: në shqip, në Lek dhe sipas rregullave shqiptare të kontabilitetit.
Shkurt
Verto me pak fjalë
- Verto është program në shqip për menaxhimin e biznesit: CRM për klientët, terminet dhe faturat në Lek, dhe ERP me kontabilitet, TVSH, inventar, POS dhe paga.
- E ndërton Z.E Digital Tech (NIPT M52231011N), kompani software në Tiranë.
- Vjen në katër paketa: Verto CRM, Verto Call Center, Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant.
- Verto CRM blihet online me kartë: Starter 4,900 Lek dhe Professional 9,900 Lek në muaj. Verto Call Center kushton 2,500 Lek për përdorues në muaj.
- Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant janë Premium: ndërtohen sipas biznesit dhe vijnë me ofertë me shkrim, pa çmim publik.
- Fiskalizimi i integruar është në testim; deri në lançim, faturat fiskale vazhdojnë me sistemin tuaj aktual.
Kompania
Kush qëndron pas Verto-s
- Emri
- Z.E Digital Tech (Z.E DIGITAL TECH)
- NIPT
- M52231011N
- Qyteti
- Tiranë, Shqipëri
- Telefon dhe WhatsApp
- +355 68 640 7594
Produkti
Një produkt, katër paketa
verto e ndërtuam sepse bizneset shqiptare punonin me programe të bëra për tregje të tjera: në anglisht, me çmime në dollarë dhe pa planin kontabël shqiptar. Sot është një produkt i vetëm, i ndarë në paketa sipas asaj që i duhet biznesit:
- Verto CRM për bizneset e shërbimeve: klientët, terminet, faturat në Lek dhe kujtesat. Blihet online me kartë.
- Verto Call Center për ekipet që telefonojnë klientët çdo ditë: lista, rezultate thirrjesh dhe rithirrje. Çmim për përdorues, blihet online.
- Verto Business CRM bashkë me ERP-në e plotë: kontabilitet me planin kontabël shqiptar, TVSH, inventar, POS dhe paga. Premium, me ofertë.
- Paketa Hoteleri & Restorant për hotele, restorante dhe bar-kafe: dhomat, plani i tavolinave, POS për kamarierët dhe ekranet e kuzhinës. Premium, me ofertë.
Ekipi
Kush e ndërton Verto-n

Elvi Zekaj
Themelues & CEO
Themeloi Z.E Digital Tech në Tiranë dhe ndërton Verto. Ka përfunduar programin e inxhinierisë software në 42 Heilbronn, Gjermani.
Për çdo pyetje na shkruani te contact@zedigital.tech.
Partnerët
Me kë punojmë
Prure Group, agjencia partnere e marketingut, e përdor Verto-n në punën e vet të përditshme.
Vlerat tona
Çfarë na udhëheq
- Ndërtuar për Shqipërinë
- Gjuha shqipe, monedha Lek, plani kontabël shqiptar dhe mënyra si punojnë bizneset këtu janë pika e nisjes, jo një përkthim i mëvonshëm.
- Thjeshtësi para kompleksitetit
- Teknologjia duhet ta lehtësojë punën, jo ta rëndojë. Çdo ekran ndërtohet që stafi ta përdorë pa trajnim të gjatë.
- Një produkt, disa paketa
- Nuk ndërtojmë programe të ndara për çdo lloj biznesi. Ndërtojmë një produkt dhe hapim vetëm modulet që ju duhen; të dhënat mbeten të njëjtat kur kaloni nga një paketë te tjetra.