Kalo te përmbajtja

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar më: 17 nëntor 2026

1. Pranimi i kushteve

Duke përdorur faqen vertocrm.com dhe shërbimet e Verto CRM, ju pranoni këto kushte përdorimi. Nëse nuk jeni dakord, ju lutem mos e përdorni faqen.

2. Përshkrimi i shërbimit

Verto ndërtohet dhe ofrohet nga Z.E Digital Tech (Z.E DIGITAL TECH), NIPT M52231011N, Tiranë. Verto është një platformë menaxhimi biznesi në katër paketa: Verto CRM, Verto Call Center, Verto Business (ERP) dhe Paketa Hoteleri & Restorant. Shërbimi ofrohet me abonim mujor ose vjetor.

3. Demo dhe konfigurimi fillestar

Demo live është e hapur për të gjithë, pa detyrime. Pas saj ka dy rrugë. Verto CRM dhe Verto Call Center blihen online me kartë në vertocrm.com/aktivizo: pagesa merret në ditën e blerjes dhe llogaria në cloud krijohet automatikisht. Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant (Premium) ofrohen me ofertë me shkrim: pas pranimit të saj, ekipi ynë e konfiguron platformën, migron të dhënat dhe trajnon stafin sipas afateve të ofertës, dhe abonimi e pagesat fillojnë sipas kushteve të saj.

4. Pagesat dhe çmimet

  • Çmimet janë në Lek (ALL); trajtimi i TVSH-së shënohet në faturë
  • Pagesat bëhen me transfertë bankare ose kartë
  • Abonimi rinovohet automatikisht çdo muaj/vit
  • Mund të anuloni abonimin në çdo kohë

5. Të dhënat e përdoruesit

Ju jeni pronari i të dhënave që futni në platformë. Ne nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta pa pëlqimin tuaj, përveç ofruesve që na duhen për shërbimin. Në të dhënat tuaja hyjmë vetëm me kërkesën tuaj ose për mbështetjen dhe shërbimin e menaxhuar që keni zgjedhur. Shikoni Politikën e Privatësisë për detaje.

6. Demo-t interaktive

Demo-t në faqen tonë janë mjedise testimi me të dhëna shembull. Demo-t live në demo.vertocrm.com janë vetëm për lexim: mund të shihni gjithçka, por ndryshimet nuk ruhen. Mos futni të dhëna reale ose personale në asnjë demo.

7. Kufizimi i përgjegjësisë

Verto, në të gjitha paketat (Verto CRM, Verto Call Center, Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant), ofrohet "siç është". Ne bëjmë çmos për të siguruar disponueshmërinë dhe sigurinë e platformës, por nuk garantojmë funksionim pa ndërprerje. Nuk jemi përgjegjës për humbje të dhënash nga keqpërdorimi i platformës.

8. Ndryshimet në kushte

Mund t'i ndryshojmë këto kushte në çdo kohë. Ndryshimet hyjnë në fuqi kur publikohen në këtë faqe. Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimit pas ndryshimeve përbën pranimin tuaj.

9. Kontakti

Për pyetje rreth kushteve, na shkruani në contact@zedigital.tech.