Kush e ndërton Verto-n?
Verto e ndërton Z.E Digital Tech, kompani software në Tiranë me NIPT M52231011N. Ekipi që e ndërton është i njëjti që jep mbështetjen, në shqip. Më shumë te faqja Rreth nesh.
Sa kushton Verto?
Verto CRM kushton 4,900 Lek në muaj (Starter) ose 9,900 Lek në muaj (Professional) dhe blihet online me kartë. Verto Call Center kushton 2,500 Lek për përdorues në muaj. Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant janë Premium: ndërtohen sipas biznesit dhe vijnë me ofertë me shkrim.
A është aktiv fiskalizimi?
Jo ende. Fiskalizimi i integruar është në testim; asnjë klient nuk fiskalizon ende në prodhim përmes Verto-s. Kur të lançohet, aktivizohet me certifikatën e biznesit tuaj.
A punon plotësisht në shqip?
Po. Ndërfaqja, faturat, dokumentacioni dhe mbështetja janë të gjitha në shqip, me çmime në Lek. Anglishtja është e disponueshme për stafin që e preferon.
Sa shpejt mund të filloj?
Verto CRM blihet online: pas pagesës me kartë krijohet automatikisht llogaria juaj në cloud dhe faqja ju tregon tre hapa — krijoni fjalëkalimin, shkarkoni Verto-n për Windows ose hapeni në shfletues, dhe hyni me email-in tuaj. Nëse llogaria vonon, ju shkruajmë në WhatsApp brenda ditës. Paketat Premium (Business, Hoteleri) i instalojmë ne pas ofertës.
Si mbrohen të dhënat e klientëve të mi?
Të dhënat kanë backup automatik dhe akses të kontrolluar sipas roleve, që secili punonjës të shohë vetëm atë që i duhet. Verto CRM punon në cloud; Verto Business dhe Paketa Hoteleri & Restorant mund të punojnë edhe në një server brenda biznesit tuaj.
Si bëhet mbështetja?
Mbështetja ofrohet nga ekipi ynë lokal, në shqip, me email ose WhatsApp.