Kalo te përmbajtja

Program faturimi në shqip

Faturat, ofertat, pagesat dhe borxhet e klientëve në një vend, të lidhura me kartelën e klientit. Në shqip dhe në Lek.

Demo e hapur për të gjithë, pa regjistrim.

Lista e faturave në Verto, me shumën në Lek dhe statusin e pagesës
Pamje reale nga verto Business, me të dhëna demonstruese.

Fatura, oferta dhe pagesa në një vend

Kur faturat shkruhen në Word, pagesat shënohen në Excel dhe borxhet mbahen mend, gjithmonë diçka mbetet jashtë. Te Verto, çdo faturë lidhet me klientin: në kartelën e tij shihni çfarë është faturuar, çfarë është paguar dhe çfarë mbetet.

Fiskalizimi i integruar në Verto është në testim. Nuk është ende aktiv për fatura reale, ndaj arka ose programi juaj aktual i fiskalizimit mbetet në punë krahas Verto-s.

Faturat te Verto CRM

Që në paketën e parë, Verto CRM nxjerr fatura profesionale në Lek, me TVSH, të printueshme në A4 ose në printer termik. Fatura lidhet me kartelën e klientit dhe me statusin e pagesës, dhe raportet tregojnë të ardhurat sipas periudhës. Verto CRM blihet online nga 4,900 Lek në muaj.

Çfarë shtohet te Verto Business

Për bizneset që faturojnë shumë, Verto Business shton:

  • oferta dhe proforma që klienti i hap me një lidhje dhe që kthehen në faturë me një klik
  • fatura periodike për abonime dhe qira mujore
  • fatura korrigjuese për kthime dhe zbritje pas faturimit
  • regjistrimin e arkëtimeve dhe shpërndarjen e tyre në një ose disa fatura të hapura
  • pamjen e borxheve të klientëve: të vonuara, mbi 90 ditë dhe ditët mesatare të arkëtimit
  • ekstraktin e llogarisë për çdo klient ose furnitor, gati për printim ose email

Po fiskalizimi?

Fiskalizimi i integruar në Verto është në testim. Nuk është ende aktiv për fatura reale, ndaj për faturat fiskale vazhdoni me sistemin tuaj aktual. Kur të lançohet, aktivizohet me certifikatën e biznesit tuaj.

Para se të vendosni

Pyetje të shpeshta

A dalin faturat në Lek?

Po. Faturat dalin në Lek, me TVSH, dhe printohen në A4 ose në printer termik.

A e shoh kush më ka borxh?

Te kartela e klientit shihni faturat dhe statusin e pagesës. Verto Business shton edhe pamjen e të gjitha borxheve, me ato të vonuara dhe mbi 90 ditë.

A mund ta kthej një ofertë në faturë?

Po, te Verto Business: oferta ose proforma kthehet në faturë me një klik.

A i fiskalizon Verto faturat?

Jo ende. Fiskalizimi i integruar është në testim; deri në lançim, faturat fiskale vazhdojnë me sistemin tuaj aktual.

Sa kushton?

Verto CRM kushton 4,900 ose 9,900 Lek në muaj dhe blihet online. Verto Business është Premium dhe vjen me ofertë me shkrim.

Shiheni vetë, sot.

Demo live, pa u regjistruar. Me të dhëna demonstruese dhe ekranet e vërteta.