Kalo te përmbajtja

CRM për biznese të vogla

Verto CRM mban klientët, historikun, terminet dhe faturat në një vend, në shqip dhe me çmime në Lek.

Demo e hapur për të gjithë, pa regjistrim.

Regjistri i klientëve dhe furnitorëve në Verto
Pamje reale nga verto Business, me të dhëna demonstruese.

Kur kontaktet në telefon nuk mjaftojnë më

Shumë biznese të vogla i mbajnë klientët te kontaktet e telefonit, në bisedat në WhatsApp dhe në një fletore. Kjo funksionon me pak klientë. Kur biznesi rritet, gjërat fillojnë të humbasin: kush ishte klienti që telefonoi javën e kaluar, cila faturë nuk është paguar ende, kur është takimi i radhës. Një CRM e bën çdo marrëdhënie të dukshme dhe të kërkueshme.

Verto është plotësisht në shqip, me çmime në Lek, dhe mbështetje nga ekipi ynë në Tiranë.

Kartela e klientit

Çdo klient ka një kartelë dixhitale. Kur telefonon, e hapni kartelën dhe dini gjithçka, pa kërkuar në dosje apo në email të vjetër. Klientin e gjeni me emër, telefon ose email. Kartela mban:

  • kontaktet dhe të dhënat bazë
  • historikun e vizitave dhe të termineve
  • shërbimet e marra, me datat
  • faturat dhe statusin e pagesës
  • shënimet e stafit për preferencat ose kujdesin e veçantë

Çfarë bën Verto CRM

Axhenda mban oraret e stafit dhe rezervimet pa mbivendosje. Klienti merr kujtesë automatike me email një ditë para terminit, ndërsa mesazhin në WhatsApp stafi e dërgon me një klikim. Faturat dalin në Lek, raportet tregojnë të ardhurat dhe shërbimet më të kërkuara, dhe secili punonjës sheh vetëm atë që i lejon roli.

Nga Excel te CRM

Nëse klientët i mbani sot në Excel, kalimi është i thjeshtë: lista importohet nga Excel ose CSV dhe çdo rresht bëhet kartelë klienti. Edhe kontaktet e eksportuara si CSV nga Google Contacts importohen njësoj. Nëse doni që migrimin ta bëjë ekipi ynë, zgjidhni konfigurimin opsional gjatë porosisë (15,000 Lek një herë).

Verto CRM apo Verto Business?

Verto CRM u përshtatet bizneseve që shesin shërbime: agjenci, konsulentë, studio dizajni dhe arkitekture, agjenci imobiliare. Nëse keni stok, blerje, pikë shitjeje ose listëpagesa, si një tregti me shumicë, një kompani importi ose ndërtimi, ju duhet Verto Business: ERP i plotë me kontabilitet sipas planit kontabël shqiptar, librat e TVSH-së, inventar, blerje, POS, paga, bankë dhe shumë kompani. Verto Business ofrohet me ofertë.

Çmimet

Starter kushton 4,900 Lek në muaj, deri në 100 klientë. Professional kushton 9,900 Lek në muaj, me klientë të pakufizuar, raporte të avancuara, API dhe mbështetje prioritare. Me pagesë vjetore, çmimet bien në 3,900 dhe 7,900 Lek në muaj. Verto Call Center, për ekipet që telefonojnë klientët, kushton 2,500 Lek për përdorues në muaj. Të gjitha blihen online me kartë.

Para se të vendosni

Pyetje të shpeshta

A është Verto CRM për çdo lloj biznesi?

Për bizneset e shërbimeve, po. Për hotele dhe restorante ka Paketën Hoteleri & Restorant; për kontabilitet, inventar dhe paga ka Verto Business.

Sa përdorues mund të kem?

Planet e Verto CRM nuk kufizohen sipas numrit të përdoruesve: shtoni stafin me role të ndryshme. Kufiri i vetëm i planit Starter është 100 klientë. Përjashtim është Verto Call Center, që paguhet për përdorues: 2,500 Lek për përdorues në muaj, nga 2 deri në 50 përdorues.

Sa klientë mund të mbaj?

Starter mban deri në 100 klientë; Professional nuk ka kufi.

A mund të importoj kontaktet ekzistuese?

Po. Lista e klientëve importohet nga Excel ose CSV, edhe nga kontaktet e eksportuara nga Google Contacts.

Shiheni vetë, sot.

Demo live, pa u regjistruar. Me të dhëna demonstruese dhe ekranet e vërteta.