Kalo te përmbajtja

Program inventari dhe menaxhim stoku

Çfarë keni, ku e keni dhe sa ju kushton, pa numërime në Excel.

Demo e hapur për të gjithë, pa regjistrim.

Disponueshmëria e stokut në Verto: në magazinë, të rezervuara dhe të lira për çdo produkt
Pamje reale nga verto Business, me të dhëna demonstruese.

Katalogu dhe magazinat

Çdo produkt ka kod, barkod, njësi, çmime dhe TVSH. Mund të keni disa magazina ose pika, secila me stokun e vet, dhe kartela e stokut tregon çdo hyrje e dalje me sasi dhe kosto.

Inventari është pjesë e Verto Business dhe e Paketës Hoteleri & Restorant. Nuk përfshihet në Verto CRM.

Kosto e vërtetë e mallit

Verto përdor koston mesatare të ponderuar. Çdo shitje zbret stokun dhe regjistron vetë koston e mallrave të shitura. Transporti, dogana dhe tarifat shpërndahen në koston e mallit.

Nga porosia te rafti

Stafi kërkon mallin, përgjegjësi e miraton, porosia shkon te furnitori dhe fletëhyrja e rrit stokun menjëherë. Urdhrat e shitjes e rezervojnë mallin për klientin, ndaj shihni sa është realisht i lirë.

Numërimi dhe diferencat

Me inventarizimin fizik numëroni stokun real dhe Verto regjistron diferencat. Dëmtimet dhe humbjet regjistrohen me arsye dhe me gjurmë auditimi. Lotet dhe afatet e skadencës ndiqen për çdo artikull.

Raportet e stokut

Vlera e stokut, disponueshmëria pas rezervimeve dhe të ardhurat sipas produktit, me eksport në PDF, Excel dhe CSV.

Si fillohet

Inventari vjen me Verto Business dhe me Paketën Hoteleri & Restorant, të dyja Premium. Produktet dhe sasitë hapëse i sjellim ne nga Excel ose nga sistemi i vjetër, dhe çmimi jepet me ofertë me shkrim.

Para se të vendosni

Pyetje të shpeshta

A përfshihet inventari te Verto CRM?

Jo. Inventari dhe magazina janë pjesë e Verto Business dhe e Paketës Hoteleri & Restorant. Verto CRM është për bizneset e shërbimeve: termine, klientë dhe fatura në Lek.

Si llogaritet kosto e mallit?

Me koston mesatare të ponderuar. Çdo hyrje malli e përditëson koston mesatare, dhe çdo shitje regjistron automatikisht koston e mallrave të shitura.

A mund të importoj stokun që kam sot?

Po. Produktet dhe bilancet hapëse importohen nga Excel ose CSV. Te paketat Premium këtë e bëjmë ne dhe e kontrollojmë bashkë me ju.

A punon me disa magazina?

Po. Çdo magazinë ose pikë ka stokun e vet, dhe kartela e stokut tregon lëvizjet e secilës.

Paketa për këtë punë

Premium, me ofertë me shkrim

Premium · me ofertë

Verto Business

Biznese të mesme, biznese me disa shërbime dhe kontabilistë që mbajnë shumë kompani — me një hyrje të vetme.

Shikoni Verto Business
  • Gjithçka nga Verto CRM
  • Kontabilitet i dyfishtë me planin kontabël shqiptar
  • Librat e TVSH-së + deklarata mujore
  • Inventar, blerje, POS
  • Burime njerëzore & paga
  • Banka, aktive, shumë kompani

Me ofertë

Kërkoni ofertëKërkoni ofertë në WhatsApp

E ndërtuar sipas biznesit tuaj: studim, konfigurim, migrim, instalim, trajnim dhe ndjekje nga ekipi ynë. Ofertë me shkrim, pa detyrime.

Shiheni vetë, sot.

Demo live, pa u regjistruar. Me të dhëna demonstruese dhe ekranet e vërteta.